Nisma gjeniale e supermarketeve dhe ushqimoreve amerikane për t’u ardhur në ndihmë të moshuarve

Food Delivery
1 vit më parë | Iconstyle.al
Nisma gjeniale e supermarketeve dhe ushqimoreve amerikane për t’u ardhur në ndihmë të moshuarve

Nisma gjeniale e supermarketeve dhe ushqimoreve amerikane për t’u ardhur në ndihmë të moshuarve

Ashtu siç kanë konfirmuar ekspertët e mjekësisë dhe siç dëshmojnë dhe shifrat, moshat e treta janë ato më të rrezikuara nga COVID-19 dhe për këtë arsye, të moshuarit anëembanë globit janë këshilluar të qendrojnë sa më shumë në shtëpi.

Mirëpo vetëizolimi shumë shpejt sjell një tjetër problem: atë të bërjes së pazareve.

Pikërisht për t’u ardhur në ndihmë personave të moshës së tretë apo edhe atyre me sëmundje kronike që janë gjithashtu tejet të rrezikuar, rrjetet më dha të ushqimoreve e supermarketeve amerikane kanë rënë dakord për të vendosur një fashë orare në të cilat do të mund të bëjnë pazar vetëm këta individë.

Në mënyrë që të moshuarit dhe të rrezikuarit e tjerë të mos detyrohen të qendrojnë në mes të turmave të njerëzve që të shtyrë nga paniku po blejnë ç’të munden, Walmart, Publix, Target e të tjera rrjete të famshme kanë njoftuar se në mëngjes, përpara orëve zyrtare të hapjes, të moshuarit dhe të sëmurët do të mund të bëjnë pazar të vetëm.

E njëjta nismë është përqafuar edhe në Angli nga Sainsbury, ASDA etj. ndërkohë që shpresojmë që shumë shpejt, një strategji e tillë të adaptohet edhe në Shqipëri.

Siç është vënë re prej disa ditësh, në supermarkete, furra buke e ushqimore, moria e blerësve nuk lejon askënd të mbajë distancën e nevojshme për t’u mbrojtur nga një infektim i mundshëm, ndaj një nismë e tillë është mëse e mirëpritur për t’u ardhur në ndihmë personave më të rrezikuar.

Sakaq, për të shmangur vajtjen fizikisht në dyqane e supermarkete, shërbimi delivery është gjithashtu një nga mënyrat më të përdorura së fundmi në mbarë botën dhe në Shqipëri gjithashtu mund të realizohet nëpërmjet aplikacionit Snapfood.

Përveç shërbimit të shpërndarjes së ushqimit për disa prej restoranteve më të mira në Tiranë, kuzhinat e së cilëve vijojnë të jenë në funksion edhe gjatë epidemisë, Snapfood tashmë ka sjellë dhe risinë e pazarit online e në ditët në vijim, në listë përfshihen dhe supermarketet. Shkarkoni aplikacionin për t’i dhënë fund stresit të pazareve në këto ditë të rrëmujshme.