Pazar online në kohërat e karantinës! Ja cfarë po blejnë njerëzit në internet gjatë krizës së koronavirusit

Food Delivery
1 vit më parë | Neps.al
Pazar online në kohërat e karantinës! Ja cfarë po blejnë njerëzit në internet gjatë krizës së koronavirusit

Pazar online në kohërat e karantinës! Ja cfarë po blejnë njerëzit në internet gjatë krizës së koronavirusit

Duke iu përshtatur situatës së vështirë në vend, pothuajse çdo dyqan ka vendosur t’i qëndrojë pranë çdokujt që ka nevojë për produkte, shërbime bazike, por edhe luksi duke ofruar shërbimin online. Shumë dyqane në Tiranë, por jo vetëm, e ofronin pazarin online prej kohësh. Ndërsa disa të tjera e shtuan këtë shërbim vetëm kohët e fundit.

A e kishit menduar ndonjëherë që edhe një sallameri do ofronte mundësinë e të blerit online? Jo se kjo ishte e pamundur, por u desh koronavirusi që pazari online të bëhej pjesë e axhendës së pronarëve, që në fund të fundit s’duan gjë tjetër veçse të rrisin shitjet e tyre.

Mjafton një website ku ekspozohen deri tani pjesa më e madhe e produkteve kryesore, porosit online dhe brenda 24-48 orëve porosia vjen në adresën tënde. Pagesa ende bëhet cash, edhe pse shumë ekspertë sugjerojnë që për të shmangur rrëziqet e mundshme të paguani me kartë debiti.

Por çfarë thonë studimet e deritanishme, çfarë po blejnë më së tepërmi njerëzit në krizën e koronavirusit?

Shitësit me pakicë po luftojnë për ngritje me porositë në internet dhe konsumatorët kanë filluar të shohin më shumë mesazhe në epokën e koronavirusit, sipas një studimi të ri nga Adobe Analytics. Firma hulumtuese analizoi të dhënat nga triliona vizita në faqet e internetit të shitjes me pakicë duke zbuluar se blerjet ushqimore në internet po udhëheqin bumin e tregtisë.

Enough supply of essentials, Govt assures S'poreans after panic ...

Ndër artikujt më të njohur në karrocat e blerjeve në internet të njerëzve janë: Produktet shëndetësore, pajisje palestre, letër higjienike dhe ushqime të konservuara. Shitjet e përgjithshme në internet kanë kërcyer 25% në mes të krizës COVID-19, ndërsa blerjet ushqimore online kanë parë një rritje mbi 100% të shitjeve të përditshme. Kategoritë që lidhen me produkte të mbrojtjes së viruseve, siç janë dorezat, maskat dhe higjenizuesit e duarve janë rritur 807%, zbuloi studimi. Blerjet mbi ilaçet u rritën 217%. Porositë në internet për pajisjet e fitnesit janë rritur me 55% pasi palestrat filluan të mbyllen në të gjithë botën për të ngadalësuar përhapjen e shpërthimit.

Nëse pas leximit të këtij artikulli edhe ti u binde se është koha për ta bërë pazarin online, ne të sugjerojmë SnapFood.

 

Nuk të duhet të presësh, të grindesh me ndonjë, të mbash rradhë apo të marësh leje për pazar e pastaj të nxitosh të shkosh në shtëpi, se mos ndoshta një polic të pikas rrugës. Jo, asgjë nga këto. Mjafton të kesh një smartphone dhe internet.

Shkarko ashtu siç shkarkon çdo aplikacion tjetër, SnapFood. Brenda do të gjesh “Alfa Market”, supermarketin ku mund të bësh pazar e të kënaqesh.

Pasi ke përfunduar porosinë, do të kontaktohesh nga SnapFood. Shumë shpejt, shporta e mbushur plot do të vijë në adresën tënde.

Të bësh pazar pa shkuar në supermarket, nuk ka qenë ndonjëherë më e thjeshtë sesa kaq!

Burimi: USA Today
Përshtati Adela Zeneli