Në kohën që izolimi po gjunjëzon ekonominë shqiptare, Snapfood bën gjestin prekës për t’u ardhur në ndihmë bizneseve

Food Delivery
1 vit më parë | Iconstyle.al
Në kohën që izolimi po gjunjëzon ekonominë shqiptare, Snapfood bën gjestin prekës për t’u ardhur në ndihmë bizneseve

Në kohën që izolimi po gjunjëzon ekonominë shqiptare, Snapfood bën gjestin prekës për t’u ardhur në ndihmë bizneseve

Prej thuajse dy muajsh Shqipëria i është nënshtruar një izolimi të pashembullt si masë mbrojtëse  ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19.

Por teksa në sistemin shëndëtësor një gjë e tillë ka sjellë efekte pozitive, për ekonominë shqiptare ky izolim ka qenë një goditje e fuqishme, pas së cilës do të duhet një kohë e gjatë derisa të ringrihet sërish.

Efektet kanë qenë thuajse fatale kryesisht për sektorin e bareve dhe restoranteve, që përgjatë gjithë kësaj kohe kanë përjetuar një humbje të jashtëzakonshme e shumë prej tyre mendohet se nuk do të jenë më në gjendje të rihapin dyert pas përfundimit të pandemisë.

Megjithatë, disa prej tyre, e kanë gjetur një rrugë shpëtimi për të mos u rrëzuar në mënyrë përfundimtare.

Pandemia e COVID-19 ka nxjerrë në pah rëndësinë e shërbimit delivery, që në këtë kohë të vështirë, i ka mundësuar bizneseve të shumta që të vijojnë punën duke mos rrezikuar shëndetin e punonjësve apo klientëve.

Ndaj për t’i lehtësuar sa më shumë barrën në këtë kohë kur klientela është ende tejet e kufizuar, kompania Snapfood ka ndërmarrë një nismë për t’u duartrokitur.

Që prej fillimit të izolimit, Snapfood ka ulur në mënyrë drastike tarifat e shërbimit për të gjithë bizneset që janë pjesë e aplikacionit, duke u mundësuar atyre frymëmarrje në këto momente kritike.

“Këto biznese janë partnerët tanë dhe jemi munduar me aq sa mundemi t’u vijmë në ndihmë për t’i lehtësuar sadopak, duke qenë se shërbimi delivery është e vetmja mënyrë sesi ata mund të operojnë aktualisht.”-shprehet Xhesika Pjeçi, menaxhere e “Snapfood”.

Por gjithashtu, një rëndësi e veçantë u është dhënë bizneseve që ofrojnë produkte të domosdoshme për qytetarët si farmacitë e supermarketet por edhe dyqanet e duhanit, të cilat janë bërë pjesë e Snapfood së fundmi dhe operojnë në aplikacion me një tarifë 0, në mënyrë që të vijojnë aktivitetin e tyre pa presionin e shpenzimeve të shtuara për shërbimin e shpërndarjes. 

Ky hap domethënës i Snapfood vjen vetëm pak ditë pas gjestit prekës të stafit të kompanisë, që iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës #adoptonjëgjysh, duke u ofruar falas pazarin disa të moshuarve në kryeqytet të cilët për shkak të izolimit, ishin në pamundësi për të siguruar qoftë dhe produktet më bazike të ushqimit apo higjienës.