Delivery në kohën e COVID-19: Kompanitë e shpërndarjes së ushqimit marrin masa për të mbrojtur personelin

Food Delivery
1 vit më parë | Neps.al
Delivery në kohën e COVID-19: Kompanitë e shpërndarjes së ushqimit marrin masa për të mbrojtur personelin

Delivery në kohën e COVID-19: Kompanitë e shpërndarjes së ushqimit marrin masa për të mbrojtur personelin

Me ndalimin e ushtrimit të aktivitetit të bar-restoranteve, si pjesë e masave për të luftuar përhapjen e infeksionit të COVID-19, shumë klientë janë drejtuar drejt shërbimit Delivery.  Por paralelisht me shërbimin Delivery lindin edhe sfida të reja. 

Një barrë e rëndë në këtë drejtim u mbetet edhe personelit të shpërndarjes së ushqimit, që ashtu sikurse mjekët, infermierët, sanitarët apo policët, meritojnë të quhen heronj të vërtetë! Ata ndeshen çdo ditë me një numër të madh njerëzish ku dorëzojnë pakot e ushqimit dhe në këtë linjë respektimi i distancave të sigurisë, vendosja e maskave dhe higjiena e duarve është themelore për mos rrezikimin e shëndetit të tyre, por edhe të klientëve.

SnapFood, rrjeti i famshëm i shërbimit delivery në Tiranë është kujdesur të trajnojë stafin e tij për t’u siguruar që rregullat e higjienës të zbatohen në çdo pjesë të zinxhirit të punës. Madje ka imponuar edhe disa masa të tilla si: inkurajimi i shpërndarjes së ushqimit pa kontakt, dhënia e maskave për personelin e dorëzimit dhe matja e temperaturës së personelit çdo ditë.

Masat e shtuara vijnë afërmendsh në një kohë kur kërkesa për shpërndarje të ushqimit po rritet, duke rritur rrjedhimisht edhe numrin e personelit që meret me këtë punë. Statistikat tregojnë se numri i restoranteve partnere në këtë periudhë pandemie janë dyfishuar për aplikacionet e porositjes online të ushqimit. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me SnapFood duke renditur këtu si prurje të reja: rrjetin e famshëm të Fast-Food “Big Bite”, “Edua shop&eat Tirana”“Tobacco Shop”, “Piceri Shardana”“M’ANNA – Mediterranean Food,”  “Sheqer pikant”,“Tartuf Shop” farmaci, markete e një sërë alternativash të tjera.

Për SnapFood është thelbësore që personeli i ofrimit të ushqimit të respektojë masat në distancë të sigurt duke pasur parasysh ndërveprimet e tyre të shpeshta me bizneset dhe klientët.

Shpërndarësit e SnapFood meritojnë një respekt sepse që prej ditës së parë të izolimit ata kanë qenë në punë duke rrezikuar shëndetin e tyre për të ndihmuar qytetarët, por edhe për të mbështetur bizneset që gjatë kësaj periudhe kanë vijuar punën ndonëse me kufizime.

Por çfarë ndodh konkretisht kur ju porosisni me SnapFood në restorantin tuaj të preferuar?

Në kuzhinën e restorantit 

 

  • Stafi sigurohet që të lajë duart rregullisht dhe të mbajë një distancë të sigurt nga njëri-tjetri
  •  Bisedat boshe gjithashtu minimizohen
  • Stafi i ha vaktet veçmas nga njëri-tjetri

Kur paketohet ushqimi 

  • I gjithë stafi i ushqimit dhe pijeve  duhet të veshë maska
  • Sipërfaqet e tavolinës së punës higjenizohen rregullisht

Kalimi i pakos së ushqimit tek motorristi 

  •  Stafi i dorëzimit delivery zakonisht pret jashtë restorantit për të minimizuar bashkëveprimin
  • Porositë vendosen në një zonë të caktuar për marrjen më pas nga nga personeli i shpërndarjes.

Shpërndarja nga SnapFood 

  •  Personelit të dorëzimit i kujtohet të lajnë dhe higjenizojnë duart sa më shpesh.
  •  I gjithë personeli i dorëzimit ka maska dhe doreza
  • Konsumatorët inkurajohen të zgjedhin shpërndarjen pa kontakt