#Adoptonjëgjysh Kompania shqiptare u vjen në ndihmë të moshuarve në vështirësi në Tiranë

Food Delivery
1 vit më parë | Iconstyle.al
#Adoptonjëgjysh Kompania shqiptare u vjen në ndihmë të moshuarve në vështirësi në Tiranë

#Adoptonjëgjysh Kompania shqiptare u vjen në ndihmë të moshuarve në vështirësi në Tiranë

Në një kohë kur izolimi dhe distancimi social janë kthyer në një domosdoshmëri për t’u mbrojtur nga përhapja e COVID-19, një nga kategoritë më të prekura janë veçanërisht të moshuarit.

Duke qenë një nga grupmoshat më të rrezikuara në këtë pandemi, ata janë të detyruar të izolohen në shtëpi e të mos kenë asnjë kontakt me jashtë, çka sjell vështirësi të mëdha për furnizimin me ushqime e produkte të tjera të domosdoshme.

Për këtë arsye, kompania SNAPFOOD i është bashkuar nisëms së Bashkisë së Tiranës #adoptonjëgjysh duke u ardhur në ndihmë deri më tani 4 të moshuarve në kryeqytet, të cilët ndodheshin në vështirësi për shkak të karantinimit.

 

Stafi i kompanisë së njohur të shpërndarjes së ushqimit, që gjatë emergjencës COVID-19 ka marrë përmasa më të mëdha duke shtuar krahas restoranteve edhe farmacitë e supermarketet për t’ju gjendur sa më pranë qytetarëve, u ka dërguar të moshuarve falas në shtëpi pazarin me produktet më të domosdoshme.

Dikush me shqetësime të shëndetit mendor, dikush tërësisht i vetëm dhe të gjithë me probleme shëndetësore, të moshuarit pritën stafin e SNAPFOOD në derën e shtëpisë, për t’i falenderuar në distancë për pakot e ushqimeve dhe produkteve të higjienës.

Në ditët në vijim, kompania do të vijojë t’u gjendet pranë të moshuarve në nevojë duke u bërë pjesë e nismës për mbështetjen e tyre, duke dhënë një shembull të mirë për këdo që në këto ditë, mundet të bëjë diçka më shumë për komunitetin.