Politika e Privatësisë

Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur privatësinë e të gjithë vizitorëve në faqen tonë të internetit ose të atyre që kanë aplikacionin Snapfood në celular ose çdo pajisje tjetër.

Duke vizituar ose përdorur shërbimin e ofruar prej nesh, ju pranoni politikën tonë të privatësisë, për miratimin, mbledhjen, përdorimin dhe transferimin e informacionit tuaj siç është e përcaktuar më poshtë: 

1. Informacioni që ne sigurojmë prej jush

Kur vizitoni faqen e internetit ose përdorni Shërbimin për të bërë një porosi nga një restorant nëpërmjet faqes së internetit, ju mund t'ju kërkohet të jepni informacion rreth vetes duke përfshirë emrin tuaj, detajet e kontaktit (si numrat e telefonit dhe celularit dhe adresën e e-mail), adresën e dorëzimit të porosisë.

Ne gjithashtu mund të mbledhim informacion në lidhje me eksperiencën tuaj në faqen tonë të internetit dhe informacione rreth jush nga materialet (si mesazhet dhe vlerësimet), që dërgoni në faqen e internetit apo email-e.

Të dhënat që mbledhim në mënyrë automatike

 

Gjithashtu mund të marrim dhe të ruajmë të dhëna të caktuara rreth jush dhe aplikacionit tuaj kur hyni dhe përdorni faqen e internetit dhe shërbimet tona. Këto të dhëna përfshijnë:

 

  • Të dhëna që lidhen me pajisjen nga e cila hyni dhe përdorni shërbimin tonë;
  • Tipin e Browser-it dhe sistemin operues nga i cili hyni dhe përdorni shërbimin tonë;
  • Adresën tuaj IP;
  • Emrin e domain-it të ofruesit të shërbimit të internet-it;
  • Kushtet tuaja të kërkimit, website-in që vizituat përpara se të vinit në shërbimin tonë dhe të dhëna të tjera rrjedhëse;
  • Faqet specifike të Snapfood që vizitoni, përmbajtjen që shihni, karakteristikat që përdorni, datë dhe kohën e vizitave tuaja;


2. Përdorimi i informacionit tuaj

2.1. Informacioni juaj do të na mundësojë t'ju ofrojmë akses në pjesët përkatëse të website-it. Gjithashtu do të na mundësojë që t’ju dërgojmë faturën dhe t’ju kontaktojmë aty ku është e nevojshme në lidhje me shërbimin. Për shembull, ne ose restoranti mund të përdorim informacionin tuaj për t'ju dhënë përditësime të statusit ose informacione të tjera në lidhje me porosinë tuaj nëpërmjet postës elektronike, telefonit, celularit ose mesazheve celulare (p.sh. SMS, MMS etj.). Ne gjithashtu do të përdorim dhe analizojmë informacionin që mbledhim, në mënyrë që të administrojmë, mbështesim, përmirësojmë dhe zhvillojmë biznesin tonë, për çdo qëllim tjetër, qoftë statistikor ose analitik dhe për të na ndihmuar të parandalojmë mashtrimet.

2.2. Ne mund të përdorim informacionin tuaj për t'ju kontaktuar për pikëpamjet tuaja mbi shërbimin dhe për t’ju njoftuar herë pas here për ndryshime apo zhvillime të rëndësishme në website ose në shërbim.

2.3. Ju pranoni që ne mund të përdorim informacionin tuaj për t'ju informuar për produktet dhe shërbimet tona të tjera, që mund të jenë me interes për ju, përfshirë shërbimet që mund të jenë subjekt i marketingut të drejtpërdrejtë dhe ne mund t'ju kontaktojmë për ta bërë këtë nëpërmjet telefonit, mesazheve në celular (p.sh. SMS, MMS etj.), si dhe me e-mail.

2.4. Ju pranoni që ne gjithashtu mund të ndajmë informacione me palët e treta (duke përfshirë ato në sektorët e ushqimit, pijeve, marketingut dhe reklamimit) për të përdorur informacionin tuaj në mënyrë që t'ju njoftojmë për mallrat dhe shërbimet që mund të jenë me interes për ju nëpërmjet telefonit, mesazheve në celular (p.sh. SMS, MMS etj.) ose e-mail dhe për të na ndihmuar të analizojmë informacionin që mbledhim, në mënyrë që të administrojmë, mbështesim, përmirësojmë dhe zhvillojmë biznesin dhe shërbimet tona për ju.

2.5. Nëse nuk dëshironi që ne të përdorim të dhënat tuaja në këtë mënyrë, ju lutemi na kontaktoni ose ndryshoni profilin tuaj në përputhje me rrethanat.

3. Shfaqja e të dhënave tuaja

3.1. Informacioni që na siguroni do të transferohet dhe do të ruhet në serverët tanë.

3.2. Nëse keni pranuar, ne mund të lejojmë palët e treta të përzgjedhura me kujdes, duke përfshirë kompanitë e marketingut dhe të reklamimit, bashkëpunëtorët tanë, që t'ju kontaktojnë herë pas here për shërbimet që mund të jenë me interes për ju. Ata mund t'ju kontaktojnë me anë të telefonit, mesazheve celulare (p.sh. SMS, MMS, etj.), si dhe me e-mail. Nëse nuk dëshironi që ne të përdorim të dhënat tuaja në këtë mënyrë, ju lutemi na kontaktoni ose ndryshoni profilin tuaj në përputhje me rrethanat.

3.3. Nëse biznesi ynë hyn në një ndërmarrje të përbashkët, shitet ose shkrihet me një njësi ekonomike tjetër, informacioni juaj mund të zbulohet ose transferohet tek kompania e synuar, te partnerët tanë të rinj të biznesit, pronarët ose këshilltarët e tyre.

3.4. Ne mund të përdorim të dhënat që na ofroni nëse jemi të detyruar t’i ndajmë ose shfaqim ato në përputhje ( ose ku besojmë që e kemi për detyrë) me çdo detyrim ligjor, ose në mënyrë që të zbatojmë Termat e Website-it tonë dhe çdo marrëveshje tjetër, të mbrojmë të drejtat e Snapfood, restorantet partnere ose të tjerë. Kjo përfshin shkëmbimin e të dhënave me kompani dhe organizata të tjera për qëllime të mbrojtjes dhe parandalimit të mashtrimit

 

4. Sigurimi dhe kthimi i të dhënave

4.1. Ne marrim hapa për të mbrojtur të dhënat tuaja nga hyrjet e paautorizuara dhe përpunimit të kundërligjshëm, humbjeve aksidentale, dëmtimit dhe shkatërrimit. Ne do të mbajmë të dhënat tuaja për një periudhë të arsyeshme kohe ose për sa kohë e kërkon ligji.

4.2. Fjalëkalimi që keni zgjedhur ju lejon të hyni në pjesë të caktuara të website-it dhe jeni ju përgjegjës për përdorimin e tij në mënyrë konfidenciale. Ju këshillojmë mos ta ndani fjalëkalimin tuaj me persona të tjerë.

4.3. Për fat të keq, transmetimi i të dhënave nëpërmjet internetit nuk është plotësisht i sigurt. Edhe pse do të ndërmarrim hapa në mbrojtjen e të dhënave tuaja, nuk mund të garantojmë sigurinë e të dhënave të përhapura në website; çdo përhapje është në dëmin tuaj. Në momentin që marrim të dhënat tuaja, do të përdorim proceduara strikte dhe tipare sigurie në mënyrë që të përpiqemi të parandalojmë mashtrimin.

5. Ndryshime në politikën tonë të privatësisë 

5.1. Çdo ndryshim i Politikave tona të Privatësisë do të postohet në website dhe kur është e përshtatshme edhe nëpërmjet njoftimit me e-mail.


6. Kontaktet

 

6.1. Të gjitha pyetjet, komentet, kërkesat që lidhen me përdorimin e të dhënave tuaj jeni të mirëpritur t’i adresoni në adresën e email-it: support@snapfood.al