Snapfood u ofron subjekteve një vitrinë të dedikuar online, që do të thotë se do të jeni në gjendje të arrini një audiencë më të gjerë dhe të tërhiqni klientë të rinj.
Snapfood është krijuar për të qenë praktik për klinetët, por edhe përdoruesit e brendshëm, duke u mundësuar subjekteve që të listojnë produktet në menu dhe t'i modifikojnë ato.
Me Snapfood, subjektet nuk duhet të shqetësohen për kostot që lidhen me transportin, pasi Snapfood ofron një zgjidhje me kosto efektive.
Çfarë ofron Snapfood për biznesin tim?
Snapfood i ofron biznesit tuaj shikueshmëri më të madhe, komoditet, kursime në kosto, të dhëna analitike dhe mbështetje në fushën e marketingut. Duke u bashkuar me Snapfood, ju mund të përfitoni nga këto mundësi për të rritur biznesin tuaj dhe për të arritur klientë të rinj.
A mund ta menaxhoj menunë e restorantit tim në Snapfood?
Ju mund të menaxhoni me lehtësi menunë e restorantit tuaj në platformë. Snapfood ofron një sistem praktik që ju lejon të shtoni, modifikoni dhe fshini artikujt e menusë sipas nevojës. Pasi të regjistroheni dhe të krijoni një llogari si subjekt në Snapfood, mund të hyni në panelin e kontrollit të shitësit ku mund të menaxhoni artikujt e menusë. Nga atje, mund të shtoni produkte të reja, të përditësoni ato ekzistente dhe të fshini produktet që nuk janë më të disponueshme.
Si funksionojnë pagesat?
Përgjatë bashkëpunimit me Snapfood, ju do të merrni pagesat për porositë e vendosura në platformë direkt në llogarinë tuaj bankare. Snapfood zbret një tarifë në përqindje fikse nga pagesa përpara se ta disbursojë atë në llogarinë e subjektit. Tarifa mbulon koston e funksionimit të platformës dhe ofrimit të suportit për subjektet dhe klientët.